Një incident është shënuar ditën e sotme në mbledhjen e Kuvendit Komunl të Besjanës, Kosovë, ku po debatohej në lidhje me arsimin.

Në një video të publikuar në media shihet se si asambleisti i LDK-së, Ekrem Rrahmani, është ngritur në këmbë dhe ka lagur me ujë drejtorin e Arsimit në Besjanë, Avni Fetahu.

Kjo situatë ka bërë që mbledhja që po zhvillohej të ndërpritej. Incidenti ka ardhur në debat e sipër, dhe duket se Rrahmanin nuk e kanë mbajtur nervat.