LAJMI I FUNDIT:

Sa i shpejtë do të jetë modeli i ri i Bentley?

Sa i shpejtë do të jetë modeli i ri i Bentley?

Ndonëse të dyja veturat nuk kanë përjetuar ende vrullin e prodhimit, ato janë automjete që mund të krijojnë lehtësisht skenën e ardhshme të automobilave hipersportive, së bashku me Lotus dhe disa prodhues të tjerë të guximshëm.

Kur bëhet fjalë për Bentleyn, modeli i parë elektrik duhet të arrijë në vitin 2025, dhe sipas informacioneve të fundit, mund të ketë 1400 kuaj/fuqi, por edhe të përshpejtojë deri në 96 km/h për vetëm 1.5 sekonda, që është më i shpejtë se Nevera. Madje edhe se Roadster i Teslës.


Pikërisht këtë sugjeroi Adrian Hallmark, CEO i Bentley, në një intervistë për Automotive News Europe, ndër të tjera pohoi se “nëse jemi tani me 650 Speed GT Speed, do ta dyfishojmë atë në modelin elektrik”.

Kur bëhet fjalë për përshpejtimin, Hallmark thekson problemin se nxitimi drastikisht më i mirë mund të jetë i pakëndshëm për disa, kështu që ai parashikon mundësinë e rregullimit “ju mund të përshpejtoni në 96 km/h për 2.7 sekonda. Por mund të përfshini edhe përshpejtimin në 1.5 sekonda. Përshpejtimi i brutalitetit nuk është ajo që na përcakton”.

Hallmark e sheh “lehtësinë e parakalimit”, pra përshpejtimin e ndërmjetëm, si një avantazh dukshëm më të mirë të makinës elektrike, veçanërisht në intervalin nga 48 deri në 241 km/h (30-150 mph).

Bentley i ri pritet të përdorë platformën Premium Performance Electric (PPE) të Volkswagen të përdorur tashmë nga modelet e baterive Audi dhe Porsche.

Pritet që çmimi të jetë rreth 250 mijë euro, përkundër faktit se vetura elektrike është më e lirë se motori aktual V12. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Kalo në kategori