Presidenti i ri/ Aliebaj: PS u tërhoq, ne hartuam një dokument dhe një procedurë konsensuale, por…

May 20, 2022 | 16:16
SHPËRNDAJE

Kryetari i grupi parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka dhanë sqarime në lidhje me qëndrimin për presidentin e ri. Në një komunikim me gazetarët, ai u shpreh se Partia Socialiste u tërhoq.

Më tej Alibeaj u shpreh se ata hartuan një dokument dhe nje procedurë për të pasur një president konsensual.

“Në një proces i cili do të jepte njeri mbi palët. Ju jeni dëshmitar që ne hartuam një dokument dhe një procedurë që do të ngërthente brenda saj shpirtin e konsensualiteti mes palëve.

Do të krijonim procesin gjithë përfshirës dhe transparent dhe procesi të ishte i tillë

Hapat ishin të tillë: Palët do të binim dakord për kriteret

Hapi i dyte që opozita do të ecte me një proces publik për të përzgjedhur 4 kandidatura.

Dolën edhe emrat tanë, nuk e di pse arsyeja ka qenë cilësia e kandidateve. Prej atij momenti ka pasur në media një tërheqje nga ana e PS. Ku qëndron kjo për të qenë korrekt? Ne do të identifikonim 4 kandidatura” tha Alibeaj.

HAPET E DRAFTIT TE PROPOZUAR NGA ALIBEAJ

1. Palët bien dakord paraprakisht për kriteret e përzgjedhjes së Presidentit të Republikës. Kriteret e dakordësuara publikohen menjëherë;
2. Opozita Parlamentare propozon 4 kandidatë për President të Republikës, që vijnë në mënyrë proporcionale nga fusha të ndryshme, të cilat paracaktohen në kriteret e caktuara sipas pikës 1. Këto propozime paraprakisht i nënshtrohen konsultimit publik;
3. Mazhoranca përzgjedh 2 kandidatë që gëzojnë besimin më të madh.
4. Një Komision i përbërë nga 6 anëtarë: 3 shumica parlamentare dhe 3 pakica parlamentare, shqyrtojnë 2 kandidatët e përzgjedhur dhe bien dakord për përzgjedhjen dhe propozimin e përbashkët të njërit prej kandidatëve. Kandidatura e përzgjedhur i nënshtrohet votimit në seancë plenare.
5. Kjo procedurë përsëritet për cdo raund, ku skualifikohen kandidatët që nuk janë përzgjedhur sipas pikës 2, dhe kandidati që nuk ka marrë mbështetjen në seancë plenare.
6. Shkelja e njëanshme e rregullave të procedurës i njoftohet zyrtarisht shumicës parlamentare dhe publikohet menjëherë. Në rast të mosriparimit të shkeljes ose në rast të shkeljes së përsëritur të tyre, opozita parlamentare tërhiqet nga pjesëmarrja e mëtejshme në proces duke treguar publikisht edhe shkakun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura