Lajme

Vodhën stoli dhe para në vlerë 50 mijë frangash, arrestohen katër persona

05/20/2022 16:21
nga:G C

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, të dyshuar për vjedhje, raporton GazetaBlic.

Sipas njoftimit të fundit nga Policia e Kosvës, ankuesi kishte raportuar se persona të dyshuar i kishin vjedhur para dhe stoli ari në vlerë rreth pesëdhjetëmijë franga Zvicerane.

“Personat e dyshuar veprat kryesisht i kanë kryer nëpër tregje dhe spitale dhe cak i tyre kryesisht kanë qenë kategoritë e personave të ndjeshëm”, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Arrestohen grupi prej katër personave të dyshuar për vjedhje
Gjakovë, 20 Maj 2022
Me datë 20 dhjetor 2021, në stacionin policor në Gjakovë është raportuar një rast i klasifikuar vjedhje i ndodhur në lagjen Dardania në Gjakovë.
Ankuesi kishte raportuar se persona të dyshuar i kishin vjedhur para dhe stoli ari në vlerë rreth pesëdhjetëmijë franga Zvicerane. Njësitet relevante të policisë kanë dal në vendin e ngjarjes. Hetuesit policor në vazhdimësi kanë punuar në mënyrë intensive operativo hetimore në identifikimin e kryesve të veprës penale.
Sot me datë 20.05.2022, hetuesit nga Sektori Rajonal për Hetime kanë arritur të arrestojnë katër persona të dyshuar të cilët janë kapur në flagrancë duke kryer vepër penale të vjedhjes.
Gjatë punës operative rezulton se personat e dyshuar janë një grup i strukturuar, mme të kaluar kriminale ku deri më tani në bazë të dhënave dhe provave këta persona janë të involvuar si kryes të veprave penale në më shumë se tridhjetë e pesë raste e që dyshohet se të njëjtit janë kanë kryer vepra të tilla edhe në shtetet fqinje.
Personat e dyshuar veprat kryesisht i kanë kryer nëpër tregje dhe spitale dhe cak i tyre kryesisht kanë qenë kategoritë e personave të ndjeshëm.
1. R . G, m/sh/ shtetas i Kosovës, i lindur 1970
2. F . J, m/sh/ shtetas i Kosovës, i lindur 1958
3. M . N, m/sh/ shtetas i Kosovës, i lindur 1960
4. A . M m/sh/ shtetas i Kosovës, i lindur 1974
Hetuesit policor përveç kapjes së personave në flagrancë në rastin e sotmë ata kanë arritur të sigurojnë prova të mjaftueshme që dëshmojnë se personat e arrestuar janë të përfshirë në numër të madh të veprave penale.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit personat e dyshuar mbahen në ndalim policor për 48 orë, ndërsa edhe tre persona të tjerë që dyshohet se janë pjesë e këtij grupi janë në kërkim policor.