Sport

West Hami interesohet për sulmuesin Kean

Skuadra e West Ham Unitedit ka shprehur interesim për sulmuesin italian Moise Kean, përcjell të premten “Tuttosport”.

West Hami, që është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri, ka kthyer vëmendjen kah Kean, i cili është pjesë e Juventusit.

Kean është huazuar te Juventusi nga Evertoni, por ekipi italian nuk e ka ndërmend ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së kartonit të tij. Evertoni për ta lënë të lirë 23-vjeçarin po kërkon rreth 30 milionë euro.

Kean këtë sezon ka shënuar gjashtë gola në 43 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024.