Hapet thirrja e re për ambasadorët e rinj Evropian!

Periudha më e rëndësishme e vitit ka mbërritur! Thirrja për aplikime për Ambasadorët e Rinj Evropianë hapet sot, më 20 maj në webalkans.eu.

Marketing

Platforma e Ambasadorëve të Rinj Evropianë (YEA) është një rrjet krijues i përbërë nga aktivistë të rinj nga Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). YEA-t vijnë nga fusha të ndryshme e megjithatë ata të gjithë ndajnë një vizion të përbashkët: bashkimin e Ballkanit Perëndimor në diversitet; duke mësuar për njëri-tjetrin dhe BE-në së bashku; duke ndjekur projekte krijuese; duke përvetësuar aftësi të reja; duke u lidhur nëpërmjet rrjeteve sociale; duke organizuar veprimtari frymëzuese – të udhëhequr gjithnjë nga ideja se aktivizmi i të rinjve është forca më e madhe e ndryshimit shoqëror.

Qëllimi i rrjetit është të ndajë vlerat e BE-së dhe të ndërgjegjësojë rreth bashkëpunimit të BEsë me partnerët e saj në Ballkanin Perëndimor, të tregojë rezultatet e prekshme të këtij bashkëpunimi, të kontribuojë në dialogun për politika të fushave të ndryshme, të ndihmojnë në shtimin e aktivizmit qytetar dhe të bashkëpunojmë për një të ardhme më të mirë.

Një Ambasador i Ri Evropian është një aktivist i ri që e shikon veten si një komunikues i mirë, i etur për të ndarë vlerat e BE-së, për të marrë pjesë në projekte dhe veprimtari të lidhura me integrimin në BE, mbrojtjen e mjedisit, të drejtat e njeriut, artin dhe kulturën, si dhe teknologjitë e reja. Janë të ftuar të aplikojnë të gjithë të rinjtë e moshës 18 deri në 29 vjeç nga Ballkani Perëndimor.

Aplikimet janë të hapura nga data 20 maj deri më 30 qershor. Për informacione të mëtejshme rreth procesit të përzgjedhjes, duke përfshirë edhe kriteret dhe kushtet e pjesëmarrjes, ju ftojmë të vizitoni faqen tonë të internetit webalkans.eu/yea/become-a-yea/.

Për të ndihmuar Ambasadorët e mundshëm të aplikojnë, WeBalkans do të organizojë ditët e hapura të YEA-s në të gjithë rajonin, ku bashkëmoshatarët e tyre që janë tashmë pjesë e rrjetit do të ndajnë të gjithë informacionin e nevojshëm rreth rrjetit të YEA-s dhe do t’i ndihmojnë ata me procesin e aplikimit.

Ditët e hapura të YEA-s do të organizohen nga Shtëpitë e Evropës/Qendrat e Informacionit të BE-së dhe Delegacionet/Zyrat e BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të gjithë të rinjtë janë të mirëpritur t’i bashkohen atyre. Gjithashtu, Ambasadorët do të organizojnë një seancë online të ditëve të hapura të YEA-s në mënyrë që të rinjtë të mund t’i bashkohen thjesht dhe të bëjnë pyetje.

Për informacione të mëtejshme rreth programit të ditëve të hapura, klikoni këtu: https://webalkans.eu/en/yea/events/yea-open-days-2022-in-the-western-balkans/

Shpërndani fjalën! Thuaj #YESTOYEA!