LAJMI I FUNDIT:

Osmani priti shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, biseduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve

Osmani priti shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, biseduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu priti sot në takim njoftues shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë, ambasadoren Heleni Vakali.

Në komunikatën e Presidencës thuhet se presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadores Vakali dhe i përcolli gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve nëpërmjet shtimit të bashkëpunimit ekonomik, në sektorin e energjisë, turizmit dhe investimeve.

“Presidentja Osmani vlerësoi ngritjen e raporteve në mes të Kosovës dhe Greqisë, duke theksuar se institucionet tona janë të përkushtuara t’i zgjerojnë dhe intensifikojnë raportet në të gjitha fushat, përfshirë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimin në procesin e integrimit në strukturat euro-atlantike si prioritet kyç i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se në takim u diskutua edhe për situatën politike dhe të sigurisë në kontinentin evropian, me ç’rast presidentja Osmani ka ripotencuar përkushtimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet, duke u thirrur në nevojën që demokracitë të qëndrojnë të bashkuara kundër tendencave destabilizuese edhe në rajonin tonë.

Presidentja Osmani dhe ambasadorja Vakali janë dakorduar për shtimin e bashkëpunimit dhe komunikimit ndërinstitucional në fushat e interesit të dyanshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori