Botë

25 të vdekur në Indi pas përmbytjeve

Descriptive Text

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në shtetin verilindor të Indisë, Assam, lanë të vdekur të paktën 25 njerëz dhe detyruan shpërnguljen e mbi 650.000 njerëzve nga shtëpitë e tyre në 10 ditët e fundit, njoftuan autoritetet të martën.

Musonet e dendura janë një dukuri vjetore në Assam, duke rezultuar në përmbytje dhe rrëshqitje të dheut, të cilat i detyrojnë banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, shpesh duke lënë pas gjërat e tyre.

Lumi Brahmaputra, një nga lumenjtë më të mëdhenj në botë që rrjedh nga Tibeti në Indi, shpërtheu brigjet e tij në Assam, duke përmbytur më shumë se 1.800 fshatra këtë muaj, raportoi Reuters të martën.

“25 njerëz u vranë nga incidentet që u shkaktuan nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në 10 ditët e fundit”, tha Pijush Hazarika, ministri i Burimeve Ujore të Assamit, duke shtuar se nivelet e ujit po bien.

Pjesë të rrjetit hekurudhor u shkatërruan gjithashtu.

Autoritetet kanë ngritur gjithashtu 366 kampe ndihmash në 20 rrethe, duke ofruar strehim të përkohshëm për më shumë se 95,000 njerëz. Rrugët, shtëpitë dhe ndërtesat janë përmbytur në disa pjesë të shtetit.