LAJMI I FUNDIT:

Policia holandeze “ringjallë” adoleshentin, për ta zgjidhur misterin e vrasjes së tij para 20 viteve

Policia holandeze “ringjallë” adoleshentin, për ta zgjidhur misterin e vrasjes së tij para 20 viteve

Policia holandeze ka përdorur teknologjinë e ashtuquajtur deepfake për ta “ringjallur” adoleshentin e vrarë para gati 20 viteve, që ka çuar në rreth 20 detaje të reja për këtë rast.

Sedar Soares u vra në vitin 2003 derisa po luante me borë me miqtë në një park, pranë stacionit të metrosë së Roterdamit, transmeton Telegrafi.


Vrasja e 13-vjeçarit prej vitesh ka hutuar policinë, që tani me lejen e familjes ka bërë një video ku vetë adoleshenti kërkon nga opinioni ndihmë për zgjidhjen e misterit të vrasjes së tij.

Në video, që policia holandeze beson se është e llojit të parë në botë, shfaqet fotografia e Sedarit i cili përshëndet shikuesit dhe mban në dorë një top futbolli.

Derisa në prapavijë dëgjohet muzika, ai ecë nëpër fushën e blertë ku është i rrethuar nga familjarët, arsimtarët dhe miqtë.

“Dikush sigurisht e di se kush e ka vrarë vëllain tim. Për këtë është kthyer në jetë për nevojat e këtij filmi”, dëgjohet zëri para se Sedar të ndalet dhe ta lëshojë në tokë topin.

“A dini diçka? Ai më pas flet”, thotë Sedar, familja dhe miqtë e tij, ku më pas zhduket fotografia e tij nga fusha e futbollit dhe shfaqen numrat e kontaktit – pra të policisë.

“Fakti që kemi pranuar dhjetëra telefonata për detaje të ndryshme, është shumë pozitive”, tha për France Press, Lilian van Duivenbode, zëdhënësja e policisë në Roterdam, vetëm një ditë pas publikimit të videos.

“Akoma nuk i kemi kontrolluar të gjitha telefonatat nëse do të mund të na shërbenin për hetime”, shtoi zëdhënësja e policisë holandeze.

Autoritet e sigurisë në Roterdam fillimisht kanë konsideruar që Soares është qëlluar me armë, pasi kishte hedhur një top bore mbi një veturë. Megjithatë, tani besojnë se “ai thjesht kishte qenë në vendin dhe momentin e gabuar”, dhe se ka qenë viktimë e një qërim hesapi mes dy bandave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori