EKSKLUZIVE/ Laçi provon goditjen e madhe në merkato! Ka luajtur kundër Mesit, te kurbinasit vjen lojtari i kombëtares së Nigerisë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 20:40

EKSKLUZIVE/ Laçi provon goditjen e madhe në merkato! Ka luajtur kundër Mesit, te kurbinasit vjen lojtari i kombëtares së Nigerisë (VIDEO)

Laçi fiton me përmbysje 2-1 ndaj Gjilanit miqësoren e parë të luajtur dje në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit, aty ku prej një jave kurbinasit po kryejnë minifazën përgatitore në prag të ballafaqimit me malazezët e Iskrës për turin e parë të Ligës së Konferencës.

BABATUNDE

Ashtu si kurbinasit e Shpëtim Duros, edhe Gjilani që drejtohet nga Zekirija Ramadani, merr pjesë në të njëjtin kompeticion, teksa do të luajë ndaj letonezëve të Liepajës në turin e parë. Në testin e djeshëm Duro aktivizoi edhe një mesfushor nigerian në pjesën e dytë.

“Panorama Sport” zbulon se bëhet fjalë për 29-vjeçarin Majkëll Babatunde, i cili ka qenë pjesë e kombëtares së Nigerisë deri katër vite më parë, duke u aktivizuar në 17 ndeshje.

Në dy sezonet e fundit ka luajtur në Marok me Uydad Kasablanka, por aktivizimi i tij i fundit daton më 3 prill 2021. Pra, më shumë se një vit pa u aktivizuar, por që kërkon shansin te Laçi.

BABATUNDE 3

Babatunde ka bërë karrierë në Ukrainë, duke qenë pjesë e klubeve si Krivbas, Volyn dhe Dnjipro nga viti 2011 deri në 2017.

Kulmi i mesfushorit ka qenë në Kupën e Botës 2014, duke qenë në fushë për Nigerinë në përballjen e humbur 2-3 ndaj Argjentinës së Lionel Mesit.

Në takimin e zhvilluar më 25 qershor 2014 në Porto Alegre, Babatunde dha asistin e golit të parë, ndërsa Mesi bëri dopietë. Mbetet për t’u parë nëse nigeriani do të firmosë për Laçin.

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"