LAJMI I FUNDIT:

Rriten infektimet, epidemiologu: COVID-19 nuk zhduket, por do të kthehet në virozë standarde

Rriten infektimet, epidemiologu: COVID-19 nuk zhduket, por do të kthehet në virozë standarde

Epidemiologu Ilir Alimehmeti foli sot për rritjen e ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri, ku ditët e fundit numri ka shkuar pranë 300 personave aktivë në 24 orë.

Epidemiologu theksoi se koronavirusi nuk do të zhduket ndonjëherë, por e rëndësishme është se çdo valë që vjen është më e lehtë, pavarësisht infektimeve që mund të jenë edhe më të larta.


“E para Covid-19 nuk ikën, nuk do të zhduket ndonjëherë. Ajo që ndryshon është përshtatje me të. Kemi një situatë ku kemi një nënvariant të Omicron, i cili në Europë ai po shtohet. Nuk janë shifrat e rasteve pozitive ku duhet ta kemi vëmendjen. Nën varianti BA5 i Omicron është aktualisht aktiv dhe së shpejti do të bëhet dominante. Kjo nuk është diçka e re, pasi kjo valë ka nisur në Afrikën e Jugut, nga ku shihet se shkalla e shtrimeve në spital nuk është rritur. Kemi edhe Portugalinë, ku situata ishte e njëjtë”, tha epidemiologu për A2 CNN.

“Edhe në Shqipëri presim rritje, por jo që të çojë në situata që kemi pasur në vitet e kaluara. Çdo valë është më e butë, nuk mund të krahasohemi me variantin Delta”, tha Alimehmeti.

Epidemiologu dha lajmin e mirë se Covid do të kthehet në një virozë standarde, por se kur do të ndodhë kjo nuk dha një përgjigje.

“Ne nuk na interesojnë thjesht rastet pozitive sepse do të kthehet te ato virozat standarde, që në mënyrë të vazhdueshme, herë pas here do e rizgjojë imunitetin, do të jesh pozitiv, por nuk do të shkaktojë sëmundje të rëndë, që është më e rëndësishmja. Kur do të ndodhë që Covid do të futet në virozat standarde, për këtë nuk kemi një përgjigje. /A2 CNN/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori