Boksierja amerikane Jessica ‘Caskilla’ Mc Caskill u ndesh kundër meksikanes Alma Ibarra në San Antonio.

Mc Caskill ishte shumë më superiore gjatë gjithë ndeshjes ndaj Alma Ibarra, e cila, përpara se të dilte për të luftuar në raundin e katërt, ia përcolli dëshpërimin trajnerit.

“Jo… Jo… Unë thjesht dua të kthehem gjallë në shtëpi,” dëgjohet tek i bërtet Alma Ibarra trajnerit të saj, duke refuzuar të luftojë përsëri.

Meksikanja u largua dhe Jessica Mc Caskill (12-2-0), e cila është kampione e botës që nga viti 2018, e mori ndeshjen duke ruajtur titujt e kampionit.

Alma Ibarra nuk mundi të merrte pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios për shkak të një rrëmbimi.

Alma Ibarra, e cila humbi mundësinë për të përfaqësuar Meksikën në Lojërat Olimpike të Tokios pasi u bë viktimë e një rrëmbimi, e la rekordin e saj në (10-2-0).