Këlyshi i elefantit prish sesionin fotografik duke i hequr fundin modeles që pozonte (video-foto)

27/06/2022 16:34

Modelja Megan Milan ishte duke vizituar rezervatin e elefantëve Chia Lai në Tailandë kur një këlysh çapkën elefanti e pëlqeu aq shumë sa i uli fundin dhe më pas ra sipër saj.

Gjatë lojës së tij elefanti i vogël shkelte padashje fundin e modeles duke i zbuluar këmbët, derisa më vonë loja e tij u ndalua nga një elefant më i madh i tufës që dukej se ‘i tërhiqte vëmendjen’.

Kujdestarët thanë se elefanti i madh që ndaloi lojën e tij ishte motra e madhe që vendosi t’i jepte fund episodit qesharak.

Meghan nuk u alarmua nga aventurat e këlyshit dhe shihet në pamje që është duke qeshur.

@megan.milan Heres the video everyones been asking for lol. There is definitely more 🤣. #elephant #travel #babyelephant ♬ boy, what are you looking at – jabbar hakeem


@megan.milan, komentonte në pamje: “Ja ku është video për të cilën po më pyesnin”.

Kanë qenë disa lajme me elefantë javët e fundit që nuk kanë pasur funde kaq pozitive, siç ishte i vrasjes së gruas nga elefanti teksa po mbushte ujë në Indi.

Elefanti në fjalë ishte larguar nga rezervati i tij rreth 100 km larg.

FOTO GALERI
1/3
Modelja Megan Milan ishte duke vizituar rezervatin e elefantëve Chia Lai në Tailandë

Top Channel