Një sulm me raketa ruse goditi një qendër tregtare të mbipopulluar me njerëz në qytetin qendror të Ukrainës, Kremenchuk, këtë hënën.

Në lidhje me ngjarjen reagoi dhe Presidenti Volodymyr Zelenskiy, i cili tha se më shumë se 1,000 njerëz ndodheshin në qendrën tregtare në kohën e sulmit.

Zelensky nuk dha detaje për viktimat, por tha: “Është e pamundur të imagjinohet numri i viktimave”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Володимир Зеленський (@zelenskiy_official)

“Okupatorët kanë goditur një qendër tregtare me mbi një mijë civilë brenda. Qendra tregtare nuk përbënte asnjë rrezik për ushtrinë ruse dhe nuk përbënte asnjë vlerë strategjike për ata.

Qendra është duke u djegur dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen ta shuajnë zjarrin. Numri i viktimave është i pamundur të imagjinohet

Njerëzit donin vetëm të jetonin një jetë normale, gjë që shkaktoi zemërim tek pushtuesit.

Nga pafuqia, Rusia vazhdon të godasë njerëzit e zakonshëm. Është e kotë të presësh të jenë e arsyeshëm apo njerëzorë”, shkroi presidenti ukrainas.