×
  • Show Time
  • Show Time

    Lirohet Don Xhoni, menjëherë hyn LIVE në Instagram dhe i “qetëson” fansat: Respekt për sjelljen e Policisë së Kosovës

    Reporteri
    27 Qershor 2022 | 18:14

    Pas arrestimit nga Policia e Kosovës, Don Xhoni është futur “live” në Instagram ku ka thënë se çdo gjë është nën kontrollë.

    Gjatë video live, reperi kosovar tha situata është stabile dhe se ka respekt për Policinë e Kosovës, për sjelljen e tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Gjithçka është në rregull, nën kontroll, gjithçka është stabile, respekte për Policinë e Kosovës dhe sjellen e tyre”, tha Don Xhoni.

    Rastin për arrestimin e tij e konfirmoi për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë Agron Borovci.

    “Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj: Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe, gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm. Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit”, tha Borovci për Reporteri.net./Reporteri.net/

    Arrestohet Don Xhoni, i gjinden një armë dhe disa fishek në veturë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!