Linjat e urbanëve në Tiranë duket sikur janë të “mallkuara” pasi gjatë dy muajve të fundit kanë qenë të shumta aksidentet dhe incidentet në autobusët e linjave në kryeqytet.

Kujtojmë që në fund të muajit prill një autobus i linjës së “Unazës” ra në Lanë, ku pati disa të plagosur.

Ndërkohë që aksidente të lehta kanë bërë edhe autobusët e linjës së “Qytetit Studenti”, ku jo në pak raste në timon shoferët kanë qenë të dehur.

Por kur u duk se gjithçka u rregullua dhe autobusët në Tiranë filluan të respektonin rregullat e qarkullimit, një tjetër urban ka ngelur sot në mes të rrugës.

Siç shihet edhe në video autobusit të Yzberishtit i kanë “plasur ujërat”, çka ka bërë që të ndalojë në mes të rrugës dhe të krijojë trafik.