• |
ide | kryesore

Legalizimi i parave të “çunave të Londrës”, Berisha reagon pas deklaratës së Gjiknurit: Bie maska e qeverisë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës me zë dhe figurë nga Damian Gjiknuri, (Lexo te plote ketu) që iu bënti thirrje “cunave të Londrës” për të legalizuar paratë në Shqipëri. Berisha thotë se amnistia fiskale e propozuar nga qeveria Rama është një nismë me qëllime të errëta për të legalizuar paratë e krimit. Më poshtë reagimi i plotë i Berishës dhe video e deklaratës së Gjiknurit. 

Bie maska e ligjit për amnistinë fiskale! Të dashur miq, ajo që duhet të ishte “qeveria e popullit” është bërë “qeveria e çunave”.

Në fillim, Damiani u kap në përgjime duke mbledhur “çunat problematik” për të zhvatur zgjedhjet. Tani u thotë “çunave të Londrës” që, sipas tij i kanë bërë paratë me “siklete” (e dini vetë ju…), që të vijnë e t’i legalizojnë në Shqipëri.

Kjo është amnistia fiskale e propozuar nga qeveria, që u denoncua si farsë dhe qëllimzezë nga Partia Demokratike, nëpërmjet një rruge të njohur, të çelur nga Rilindja: të abuzojmë me çdo gjë të ligjshme dhe të amnistojmë çdo gjë të paligjshme. #sb



3 Comments

  1. Qunat e llondrres cic i kan bajt me djerse tbajthes paundat e qi tash u dush mu arrit mu i qu paundat qeke qunat e llondrres u i dash me djars e xhak tsumes me ja fitue qunave tevroprs.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *