Sport Ndërkombëtar

Botman ‘tradhëton’ Milanin për Newcastle

Sven Botman

Qendërmbrojtësi ka zgjedhur miliarderët e rinj të Premierligës.

Ljamin e ka bërë të ditur gazetari sportiv, Fabrizio Romano.

Sipas tij, kontrata e nënshkruar do të jetë valide deri në vitin 2027.

Testet mjekësore tashmë janë të kryera me sukses, kurse shuma e transferit është plot 37 milionë euro.

Për Botman ka mbetur vetëm zyrtarizimi nga klubi.

Klubi i Milanit ishte fare pranë të siguronte shërbimet e tij, por marrëveshja kolapsoi për shkaqe ekonomike.

Duket se shuma e pagës së ofruar do të jetë më e lartë në “Saint James’ Park” se sa në “San Siro”.

Sven Botman dhe Kai Haverzt

Botman ka postuar edhe mesazhin e tij të lamtumirës për Lille dhe fansat e tyre në llogarinë e tij nw Instagram.

Përndryshe, 22-vjeçari bëri 25 paraqitje në Ligue 1 ediconin e kaluar, me ç’rast shënoi tre gola dhe një asistim. /Shqip.com