Amber Heard do të shesë dhuratën e shtrenjtë nga Elon Musk, arsyeja?

Amber Heard do të shesë dhuratën e shtrenjtë nga Elon Musk, arsyeja?

20:21, 27/06/2022
A+ Aa A-

Amber Heard do të duhet të shesë një dhuratë të shtrenjtë që ajo mori dikur nga Elon Musk në mënyrë që të paguajë Johnny Depp pasi humbi gjyqin e tyre për shpifje.

Heard ka qenë në një lidhje me themeluesin e ‘Tesla’ dhe ‘Space X’ dhe kjo do të thotë se ajo ka marrë shumë dhurata nga miliarderi afrikano-jugor. Një nga këto dhurata ishte një makinë ‘Tesla Model X’. Makina elektrike mund të përshkojë 628 km me një karikim të vetëm dhe ka 1200 kuaj fuqi. Pavarësisht se është një makinë mjaft e madhe, ajo mund të arrijë nga 0 në 100 km/h për 2.1 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 250 km/h.

Në të kaluarën ka pasur polemika nëse ajo e bleu vetë makinën duke qenë se ajo është një aktore që mund të përballojë gjëra të tilla, apo nëse ishte vërtet një dhuratë nga Musk. Ajo vlen rreth 130,000 dollarë amerikanë.

Image

Aktorja – e cila u pa javën e kaluar duke blerë në një dyqan me veshje të lira ‘TJ Maxx’ në New York – u pa gjithashtu duke blerë -vetë- disa artikuj nga një dyqan ushqimor në Citarella. Ylli i “Aquaman” u fotografua duke biseduar me shitësin e peshkut ndërsa zgjidhte salmon. “Ajo ishte shumë modeste. Pa makiazh. Të gjithë e lanë vetëm.” -ka thënë një burim për ‘Page Six’.

Më parë Amber është parë duke darkuar në restorantin grek ‘Calissa’ në New York, me motrën e saj, Whitney Heard dhe dy fëmijët e Whitney. Whitney ka qenë në krah të Amber-it, duke dëshmuar në gjyq dhe duke postuar në Instagram pas vendimit, ku shkruante “Unë ende qëndroj me ty, motër.”

Image

Heard i detyrohet Depp 8.4 milionë dollarë dëmshpërblim. Burimet i thanë më parë ‘New York Post’ se ajo nuk mund ta paguajë këtë shumë për shkak të tarifave të majme ligjore. Alafair Hall, zëdhënësi i Heard, tha se aktorja kishte në plan të apelonte vendimin, sipas New York Times. Pra, ajo do të kërkojë në një gjykatë më të lartë që të rrëzohet vendimi i një gjykate më të ulët.

Heard kërkoi 100 milionë dollarë në një kundërpadi kundër Depp, në të cilën ajo pretendonte se për të ishte shpifur nga agjenti i tij i shtypit, i cili i përshkroi akuzat e saj si “një mashtrim abuzimi” që synonte të përfitonte nga lëvizja #MeToo. Ajo ia doli vetëm në një pikë dhe u shpërblye me 2 milionë dollarë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco