Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

Kënga e parë që do të lansojë për këtë verë është gati dhe para disa ditësh bukuroshja na tregoi se do të jetë në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja. Vetëm pak më parë, Ronela ka ndarë me ne një pjesë nga videoklipi dhe nga projekti i saj që pritet të publikojë në 1 korrik dhe do të quhet ‘Caramel’.

Epo, mesa duket bukuroshja po synon karrierën ndërkombëtare!

Para pak ditësh, bukuroshja publikoi bashkëpunimin e saj me MatoLale. Kënga erdhi e shoqëruar me videoklip dhe quhet ‘Papi Chulo’. Deri më tani, projekti i tyre ka mbi 1 milion klikime dhe është një sukses i pritshëm nga dy artistë si Ronela dhe Mato.