LAJMI I FUNDIT:

Freskohuni pa kondicioner: Një truk me tigan dhe akull që ul temperaturën

Freskohuni pa kondicioner: Një truk me tigan dhe akull që ul temperaturën

Nuk ka asgjë më frustruese për dikë kur nuk mund të flejë gjumë në netët e nxehta të verës

Në një intervistë për ʹIndependentʹ, ekspertja e gjumit Dr. Nerina Ramlakhan shpjegoi: “Gjumi i mirë është i rëndësishëm për përpunimin e informacionit gjatë ditës, si dhe për riparimin dhe rivendosjen e ekuilibrit të trupit në aspektin fizik dhe mendor”.


Madje, mjekja theksoi se është shumë e rëndësishme që për një gjumë të qetë të jemi të freskuar gjatë natës, transmeton Telegrafi.

Tigan me akull

Ajo shtoi: “Në rastin Ideal, për të fjetur mirë, duhet të ketë një ndryshim të pjesshëm të temperaturës midis trupit tonë dhe trurit tonë – një trup i ngrohtë dhe një kokë e ftohtë!”

Për ta arritur këtë, dr. Ramlakhan rekomandoi që të mbushni të gjithë tiganin me akull dhe ta vendosni diku në dhomën e gjumit.

Para se të përpiqeni të bini në gjumë, vendosni një ventilator pas tiganit për të lejuar që ajri i ftohtë të rrymojë gjatë natës në drejtimin tuaj.

“Pikat e ftohjes”

Përndryshe, mbushni shishen e ujit të nxehtë me ujë akull dhe vendoseni mbi “pikat e ftohjes” të trupit tuaj – dmth. bërryla, kyçet, gjunjët dhe nyjet.

Një tjetër mundësi është të kaloni kyçet e dorës nën ujë të ftohtë pasi të keni mbaruar larjen e dhëmbëve për t’i mbajtur ata të freskët kur shkoni në shtrat.

Nëse jeni ende duke luftuar me vapën, mjeku ju sugjeroi gjithashtu që të mbushni një shishe të vjetër parfumi me ujë, ta lini të ftohet në frigorifer gjatë gjithë ditës dhe më pas ta spërkatni në lëkurë në mbrëmje.

Duke përdorur të njëjtën logjikë, vendosni një fanellë të lagur në frigorifer për një orë para se të shkoni në shtrat dhe më pas vendoseni në ballë për të luftuar nxehtësinë. /Telegrafi/