Kurti për Ramën: E njoh Serbinë më mirë se ai

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 21:25
Kurti për Ramën: E njoh Serbinë më mirë se ai

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, ka thënë se e njehë Serbinë më mirë se homologu i tij shqiptar, Edi Rama.

Kurti  ka treguar se Rama i ka dy linja të argumentimit për Ballkanin e Hapur”.

“Rama i ka dy linja të argumentimit. Nganjëherë vlerëson se ne po e mbivlerësojëm rrezikun e nganjëherë mendon që mund të ketë një rrezik më ta madh”, ka thënë Kurti duke iu referuar mospranimit të Ballkanit të Hapur.

Sipas kreut të ekzekutivit “Serbia nuk e kupton bujarinë shqiptare”, ka shtuar se këtë sjellje Beogradi e merr si “dobësi”.

“Unë besoj që Serbia dëshiron ta destabilizojë Ballkanin, unë mendoj që Serbia nuk është neutrale. Ka marrë anën e Kremlinit”, ka thënë Kurti.

Ka shtuar se Ballkani është i Hapur ndaj SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian.

“Serbia është e hapur me Rusinë dhe Kinën”, ka thënë Kurti

(Kosova Sot Online)