LAJMI I FUNDIT:

Vashat dardane triumfojnë me rezultat të thellë ndaj Maqedonisë së Veriut

Vashat dardane triumfojnë me rezultat të thellë ndaj Maqedonisë së Veriut

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë së Veriut, në miqësoren e dytë.

Pas humbjes së pësuar të premten në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup (1:3), Dardanet kësaj radhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kanë triumfuar me rezultat bindës, 4:0.


Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi qysh në minutën e dytë, me golin e shënuar nga Valentina Metaj.

Ky gol bëri që të përzgjedhurat e Karin Annel Andersen në vazhdim të luajnë më të qeta dhe ta menaxhojnë epërsinë e krijuar.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1:0, derisa në kaptinën e dytë Dardanet u treguan edhe më efikase duke shënuar edhe tre gola tjerë.

Erëleta Memeti realizoi dy herë në minutat 59’ dhe 74’, duke e përmbyllur çështjen e fituesit të këtij takimi, teksa me një gol kontribuoi edhe Blerta Shala, e cila e vendosi rezultatin përfundimtar 4:0, në minutën e 87-të.

Këto dy miqësore i kanë shërbyer përzgjedhëses Andersen për ta parë formën e lojtareve dhe për të përçuar tek ato idetë dhe strategjinë e lojës për ndeshjet e ardhshme kualifikuese. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori