Javën e kaluar Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në mbledhjen e përbashkët të Bashkimit Europian me liderët e vendeve të Ballkanit, ku sërish nuk u hapën negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Fjalimin kritik të Ramës ndaj BE-së dhe Bullgarisë që ka vendosur veton, analisti Baton Haxhiu e lexon në 3 dimensione.

Gjatë diskutimit në emisionin Opinion në Tv Klan, Baton Haxhiu u shpreh se Shqipëria nuk i ka merituar negociatat në një fazë të caktuar, ndërsa aktualisht analisti thotë se BE-ja “nuk na do”.

“Një fazë nuk e kemi merituar, tani nuk na duan. Rama pati 3 paraqitje; ishte intelektual, si Kryeministër dhe Rama i 3 ishte si Edi Rama. Te kjo pjesa intelektuale, një burrështetas është vështirë që ti mbart sekretet në publik. Ka dhe momente poshtërimi. Nuk ka këtu doza arrogance për arsye se poshtërimi, se faza e fundit ishte poshtëruese për Shqipërinë. Fuqitë e mëdha nuk arritën që një vendi që ka patur probleme serioze me korrupsionin të mos bindet për ta hequr veton, tregon se BE ka probleme serioze. Europa është e sëmurë po aq sa Putini i cili realisht ka bërë invazion. Të hysh në mbledhje do thuash unë do flisja 30 sekoda po meqë nuk e keni bërë atë që duhet më lini të qaj për atë që nuk keni bërë… mendoj që ka zgjedhur mëyrën më të mirë për t’u përplasur me ta”, u shpreh Baton Haxhiu. /tvklan.al