ZYRTARE/ U largua nga Siti, ish-kapiteni Fernandinjo vishet… kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 22:39

ZYRTARE/ U largua nga Siti, ish-kapiteni Fernandinjo vishet… kuqezi

Ish-kapiteni i Mançester Sitit, Fernandinjo, i dha fund karrierës së suksesshme me “qytetarët”, teksa është kthyer në vendlindjen e tij për të vazhduar edhe pak karrierë, ndërkohë që ka firmosur me Atletiko Paranaensen në Brazil.

FWSLRV8WIAAASFR

Mesfushori iu bashkua skuadrës kuqezi si transferim i lirë. Ëndrra e Fernandinjos ishte që ta mbyllte karrierën me këtë klub dhe tashmë këtë do ta bëjë realitet.

37-vjeçari u zyrtarizua te klubi i ri ditën e sotme. Futbollisti e nisi karrierën e tij pikërisht te ky klub, Paranaense, në vitin 2002, ndërkohë që në vitin 2005 deri në 2013 ishte pjesë e Shakhtjor Donjesk. Nga viti 2013 deri në 2022 mbajti veshur fanellën e Maçester Sitit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"