Iu vu arma në kokë/ Dalin detaje të reja pas arrestimit të zv.drejtorit të policisë së Elbasanit! Çfarë ndodhi në momentin kur u vra Pjerin Xhuvani

Jun 27, 2022 | 22:33
SHPËRNDAJE

Pas arrestimit të dy zyrtarëve të lartë të policisë, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e 21 prillit 2021, ku në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani.

pjerin xhuvani vrasje me arme elbasan mjek trupi ne toke1

E gjithë ngjarja është parë nga dy zyrtarët e lartë të policisë, ndërsa sipas News24, një nga grupet që u përplasën me armë në Elbasan 4 ditë para zgjedhjeve te 25 prillit 2021, në momentin kur ndodhi përplasja me armë, i kanë vënë fillimisht pistoletën në kokë nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Palla.

Këtë veprim e kanë parë të gjithë policët që ishin prezent në ngjarje dhe asnjëri prej tyre nuk ka reaguar. Edhe në dëshminë e tij Nikollaq Palla nuk e ka treguar këtë fakt dhe akuzohet për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre.

Ditën e sotme u arrestua ish zv.drejtori i Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Pallës, pasi akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, pasi ka qenë i pranishëm në përplasjen me armë zjarri në Elbasan, katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura