Mesfushori i Sassuolo-s dhe Italisë, Davide Frattesi ka njoftuar se telefoni i tij është hakuar pasi publikoi një selfie krejtësisht të zhveshur në Instagram.

Në llogarinë e tij në Instagram u postua një foto e tij nudo por ajo u fshi shpejt dhe Frattesi publikoi një mesazh për të shpjeguar plotësisht situatën.

Më falni djema, por dikush më ka hakuar në një farë mënyre telefonin dhe kjo fotografi është publikuar… Më falni!

Por sërish njerëzit nxituan ta ruanin foton e tij dhe ajo tani është bërë virale në rrjetet sociale.