Elgit Doda ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Piter Pan”, ku u pyet nga të vegjlit e emisionit për historinë me Klea Hutën, që nga njohja e tyre, propozimi për martesë e deri tek bashkëjetesa.
“Ti ke një nuse shumë të bukur, dua të di si të zgjodhi ajo ty?”, e pyeti një fëmijë Elgitin.
“Të ishte që të më zgjidhte ajo mua s’më zgjidhte por e zgjodha unë. Na takon ne meshkujve ta zgjedhim ne femrën dhe ti mbushim mendjen që jemi të mirë”, u përgjigj ai.
Duke u ndalur tek propozimi romantik që ai i bëri Kleas pak kohë më parë, Elgiti sqaroi pse ishte vonuar aq shumë për të bërë diçka të tillë.
“Nuk e kisha bërë më herët edhe e bëra në momentin e duhur, në ditëlindjen e Kridit. E kisha harruar tek xhepi i panatallonave të tjera prandaj e bëra kaq vonë. Edhe ne të, mëdhenjtë bëjmë ndonjëherë gabim, por më mirë vonë sesa kurrë. Unë e bëra në ditëlindjen e Kridit me unazën që ajo e ka aq shumë qejf. Unë jam pak harrakt i harroj gjërat”, u shpreh ai.
Elgiti tregoi se dirigjent në shtëpinë e tyre është Klea ndërsa kur u pyet nëse ajo gatuan në shtëpi kantautori tha: “Shiko kur kemi kohë gatuajmë, por gjysma e shtëpisë digjet merr flakë.”