​Si të ftohni një shishe pijeje për tre minuta

Life style

​Si të ftohni një shishe pijeje për tre minuta

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Sa herë i keni përshëndetur mysafirët dhe keni kujtuar në minutën e fundit që nuk e keni vendosur verën të ftohet? Pranojeni se nuk ka asgjë më të keqe se vera e zier.

Më poshtë po ju sjellim si të ftohet një shishe verë në vetëm 3 minuta!

Gjithçka që ju nevojitet, ndoshta e keni tashmë në shtëpinë tuaj:

Mbushni enën me ujë të ftohtë.

Shtoni akullin dhe kripën.

Zhyt një shishe verë të mbyllur në ujë. Llogaritni vetë sasinë e akullit dhe kripës.

Nxirreni shishen pas 3 minutash dhe shërbejeni verën e ftohur në mënyrë perfekte!

Përkatësisht, kripa përshpejton uljen e temperaturës, në mënyrë që vera të ftohet shumë më shpejt.

Kripa ul temperaturën e ujit, por nuk e shndërron në akull.

Mund të vendosni një shishe pije në frigorifer për disa minuta, por ky trik me ujë dhe kripë reagon më shpejt dhe ftohet më mirë se ajri i ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat