Kosova

Sa milionë i dha BE-ja për sektorin e arsimit në Kosovë nga viti 2007?

Edukimi është çelës i zhvillimit, ka thënë ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Edukimi është çelës i zhvillimit, ka thënë ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Për këtë, sipas tij, Bashkimi Evropian ka investuar miliona euro në Kosovë për këtë sektor.

Në një postim në Twittter, Szunyog tha se që nga vitit 2007 deri këtë vit, në Kosovë sollën 85 milionë euro.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, dua që të theksoj se edukimi është çelësi i zhvillimit. Ja pse BE-ja vazhdon të investojë në edukimin e të rinjve të Kosovës. Nga viti 2007 deri më 2022, BE-ja ka investuar më shumë shumë se 85 milionë euro në përmirësimin e cilësisë të edukimit fillor, të mesëm dhe të lartë në Kosovë”, ka shkruar Szunyog./Albinfo.ch/