Aktori i Koi Mil Gaya Mithilesh Chaturvedi vështë ndarë nga jeta si pasojë e një sulmi në zemër.

Artisti flitet se kishte probleme të rënda shëndetësore që e mundonin prej kohësh. Vdekjen e tij e ka konfirmuar dhëndri i tij duke shpërndarë një postim në Facebook.

Aktori i cili luajti në disa filma si Koi Mil Gaya dhe Satya, vdiq në Spitalin Kokilaben në Mumbai. Artistë dhe miq i janë bashkuar ngushëllimeve në rrjet mbi këtë humbje të trishtë.

Aktori veteran i teatrit Anil Rastogi, i cili ka punuar me Mithilesh në disa shfaqje në Darpan Theatre Group në Lucknow ngushëlloi familjen.