VIDEO/ Fantastik Lenjani, futbollisti i Kombëtares debuton me asist kundër Fenerbahçes
Futbollisti i Kombëtares, Ermir Lenjani, e ka nisur me asist aventurën te skuadra turke e Umranijespor. Në minutën e 29-të, shqiptari, me një të majtë të kalibruar e ka dërguar topin te mbrojtësi Glumaç, që nuk fali me kokë duke vendosur baraspeshën.
Në minutën e 19-të ishin vendasit e Fenerbahçes, që gjetën rrugën e rrjetës me Ener Valencian. Teksa kundërpërgjigjia nuk mungoi. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-1, goli e dytë për Fenerin e shënoi sërish Valencia në minutën 45+3′.
GOL | Fenerbahçe 1-1 Ümraniyespor
⚽️ 29′ Glumac
Maç Linki, Anlık goller ve Önemli pozisyonlar için Takip:@GoalhubTV pic.twitter.com/y8Owj7FCSB
— Süper Lig | Anlık Goller (@ghgolgol) August 8, 2022
Për sa i përket Lenjanit, 33-vjeçari, në këtë merkato vere u largua nga skuadra e Grasshopers, për të nisur aventurën e re në elitën e futbollit turk. Mbrojtësi arriti të fitonte menjëherë vendin e titullarit te Umranijespor, duke justifikuar mësë miri besimin e drejtuesve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"