×
  • Show Time
  • Show Time

    Dafina Zeqiri do performojë në Sunny Hill në Tiranë

    Reporteri
    12 Gusht 2022 | 17:12

    Këngëtarja kosovare, Dafina Zeiqiri, do të jetë pjesë e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

    Ishte kërkuar në festivalin në Prishtinë dhe “Sunny Hill” njofton se tani publiku Dafinën do ta ketë në Tiranë.

    “E mrekullueshmja Dafina Zeqiri na bashkohet në Tiranë për të përformuar hitet e saj të nxehta, që duam t’i këndojmë kudo që jemi”, thuhet në njoftim.

    Festivali i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, do të mbahet në Tiranë, më datat 26,27 dhe 28 gusht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!