Publikohet lista e kandidatëve për “Topin e Artë”, mbetet jashtë… Lionel Mesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2022 | 21:10

Publikohet lista e kandidatëve për “Topin e Artë”, mbetet jashtë… Lionel Mesi

“France Football” ka publikuar listën me kandidatët për çmimin prestigjioz të “Topit të Artë” ku në listën me 30 emrat e përzgjedhur mungon Lionel Mesi.

6456465

Pas 17 vitesh ku argjentinasi e fitoi 7 herë këtë trofe, Mesi nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e datës 17 tetor kur do të zbulohet fituesi i trofeut.

Kristiano Ronaldo është përzgjedhur si pjesë e listës ku bien në sy dhe dy lojtarët e Milanit, Rafael Leao dhe Majk Menja.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"