Përmbysja e kamionit me grurë në autostradë, reagon ashpër Erion Braçe: Është e shëmtuar, buka nuk shkelet! Ju zotërinj të policisë…

Aug 12, 2022 | 21:35
SHPËRNDAJE

Shumë makina shkelën mbi grurin që u derdh sot në autostradën Tiranë-Durrës, pasi trajleri që po e transportonte u përmbys. Për këtë ka reaguar ashpër deputeti i PS, Erion Braçe, i cili thotë se është e shëmtuar që të shkelet buka.

Braçe e cilëson të pafat faktin që trajleri me një pjesë të grurit që kishte ardhur nga Ukraina u rrëzua në rrugë.

“Është grurë, grurë për bukë. Zotërinj të policisë, nuk kalojnë makinat mbi grurë, as ju vetë me këmbë mbi grurë! Është e shëmtuar! Kamioni mesa duket ka dalë nga porti ku anija solli grurin nga Ukraina! Pa fat! Por jo deri këtu”, shkruan Braçe në Facebook.

Pas rrëzimit të trajlerit në rrugë, policia shkoi menjëherë në vendngjarje që të bënte të mundur lehtësimin e qarkullimit të makinave pasi u krijua trafik i rënduar me radhë kilometrike. Por fakti që kanë shkelur mbi grurë dhe kanë lejuar mjetet të kalojnë para se të mblidhej sasia e madhe që ishte përhapur në autostradë, ka bërë që Erion Braçe të mos e tolerojë këtë veprim dhe të reagojë me tone të ashpra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura