Për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike në bursën ndërkombëtare dhe sasisë së lartë të importit për shkak të thatësirës, qeveria ka miratuar fondin e parë për KESH-in për të përballuar situatën. Këshilli i Ministrave ka vendosur të vendosi në dispozicion të KESH-it 8 miliardë lekë pikërisht për mbështetjen e sektorit të energjisë. Ky fond ishte i përcaktuar në buxhetin e shtetit të vitit 2022, por që ende nuk ishte aktivizuar.
“Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në programin 04320, “Mbështetje për energjinë”, në llogarinë ekonomike nr.232, i shtohet fondi 8 miliardë lekë, në formën e transferimit në kapital (transhi i parë nga fondi i miratuar për këtë qëllim në buxhetin e shtetit), për shoqërinë “Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH)”, sh.a., me qëllim mbulimin me likuiditet të veprimtarisë operacionale të shoqërisë”, thuhet në vendimin e qeverisë tashmë të publikuar në Fletoren Zyrtare.
Prej janarit të këtij viti e deri më tani janë importuar mbi 250 milionë euro energji elektrike nga KESH, ndërkohë që çmimi për megavat ka arritur në shifra rekord prej mbi 500 euro. Rreth 50 milionë euro janë shpenzuar për të garantuar furnizim me energji elektrike vetëm në 2 javët e para të muajit gusht.
Për të shmangur rritjen e mëtejshme të faturës financiare për të blerë energji, qeveria ka paralajmëruar planin e kursimit që me shumë gjasa do nisë në shtator, ku familjet që konsumojnë mbi 800 kilovat në muaj do të paguajnë më shumë.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.3%
-
Jo
72.3%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 3200
Lajme të tjera
-
KESH shpenzoi në vitin 2022, afro 6 mln euro pa efektivitet! Raporti i KLSH: Mungesë eficence nga blerja-shitja e energjisë deri tek fondet limite të tenderave
14 Mars, 15:25
-
Erlind Sulo emërohet drejtori i ri i KESH, Ergys Verdho shkon në krye të Hekurudhës Shqiptare
13 Mars, 19:34
-
KESH kërkon të blejë 4 mijë ton karburant për testimin e TEC -eve lundruese
2 Shkurt, 15:05
-
Ergys Versho jep dorëheqjen nga KESH, në krye të Hekurudhës Shqiptare
26 Janar, 12:47
-
Moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë përfshin veriun, pa energji Malësia e Madhe dhe Puka
18 Janar, 21:16
-
Qeveria hap ankandin fotovoltaik hibrid me kapacitet 300 KW! 17 maji, afati i fundit për dorëzimin e ofertës financiare
15 Janar, 19:20
-
Qyteti i Sarandës një orë pa drita
14 Janar, 18:43
-
Rritet me 39% numri i familjeve që nuk mund të paguajnë energjinë elektrike në Britani
11 Janar, 18:37
-
Fatos Çoçoli: 2023-i: viti më i mirë energjitik?
3 Janar, 22:05
-
Nga sot energjia në veri do të paguhet njësoj si në pjesën tjetër të Kosovës
1 Janar, 20:03
-
FOTO/ Stuhia 'Gerrit' godet Britaninë! Mijëra pa energji elektrike, ndërpriten shërbimet e trenave dhe fluturimet
28 Dhjetor 2023, 11:20
-
E paprecedentë/ Një megavat energji elektrike po shitet në bursë me 1.6 euro! Shqipëria mbyll këtë javë emergjencën e furnizimit me energji
25 Dhjetor 2023, 21:33
Falimentim te mbare! Qeveri derrash qe s’dine gje tjeter vecse te shkaterrojne!
Përgjigju