LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen 30 kandidatët për Topin e Artë – Benzema favorit, mungon Messi, por jo Ronaldo

Zbulohen 30 kandidatët për Topin e Artë – Benzema favorit, mungon Messi, por jo Ronaldo

Revista franceze France Football ka shpallur emrat e 30 kandidatëve për Topin e Artë që do të bahet më 17 tetor 2022 në Paris dhe në mes tyre nuk është Lionel Messi, i cili fitoi çmimin e shtatë vitin e kaluar.

Për herë të parë që nga viti 2006, Messi nuk ishte në mesin e kandidatëve për lojtarin më të mirë në botë, sepse ai kishte një sezon të dobët paraprak në PSG-në.


Në anën tjetër ne mesin e 30 emrave është ai i Cristiano Ronaldon, i cili e ka fituar pesë herë deri më tani.

Favorit për çmimin prestigjioz të këtij edicioni është Karim Benzema.

Francezi luajti një rol kyç në sezonin 2021/22 duke ndihmuar Real Madridin të fitojë La Ligën, Superkupën e Spanjës dhe Ligën e Kampionëve me 44 gola dhe 15 asistime.


Lista e lojtarëve të nominuar për Topin e Artë

Thibaut Courtois (Real Madrid)

Mohamed Salah (Liverpool)

Rafael Leao (AC Milan)

Christopher Nkunku (RB Leipzig)

Joshua Kimmich (Bayern Munich)

Trent Alexander-Arnold (Liverpool)

Vinicius Jr (Real Madrid)

Bernardo Silva (Manchester City)

Luis Diaz (Liverpool)

Robert Lewandowski (Barcelona)

Riyad Mahrez (Manchester City)

Casemiro (Real Madrid)

Heung-Min Son (Tottenham)

Fabinho (Liverpool)

Karim Benzema (Real Madrid)

Mike Maignan (AC Milan)

Harry Kane (Tottenham)

Darwin Nunez (Liverpool)

Phil Foden (Manchester City)

Sadio Mane (Bayern Munich)

Sebastien Haller (Borussia Dortmund)

Luka Modric (Real Madrid)

Antonio Rudiger (Real Madrid)

Cristiano Ronaldo (Manchester United)

Kevin de Bruyne (Manchester City)

Dusan Vlahovic (Juventus)

Virgil van Dijk (Liverpool)

Joao Cancelo (Manchester City)

Erling Haaland (Manchester City)

Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain)


Një nga risitë e këtij edicioni të Topit të Artë është se gazetarët do të votojnë sipas paraqitjes së lojtarit në sezonin e kaluar në vend të asaj që ka treguar gjatë vitit kalendarik (siç ka qenë që nga edicioni i parë).

Kujtojmë se argjentinasi Lionel Messi mori Topin e Artë të shtatë në karrierën e tij vitin e kaluar, të cilin e fitoi nga polaku Robert Lewandowski, për të cilin shumë besonin se e meritonte.

Messi më parë ka fituar Topin e Artë në 2009, 2010, 2011, 2012, 2015 dhe 2019.

Kështu argjentinasi mbeti lojtari me numrin më të madh të Topave të Artë (7), Cristiano Ronaldo ka pesë, dhe Platini, Cruyff dhe Van Basten nga tre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori