22:32 / E Premte, 12 Gusht 2022 / OSH

Verifikimi për pensione iu shkakton vështirësi të moshuarve, zgjatet afati edhe për dy ditë

Zyret në Ministrinë e Mirëqenies Sociale i viziton çdo 6 muaj. Hatixhe Bardiqi përkundër vështirësive në të ecur e sëmundjeve të tjera shëndetësore, është e detyruar paraqitet për t’iu vazhduar pensioni.

Ajo thotë se në disa raste ajo mezi ec për të kryer këtë obligim.

69 vjeçarja ka një kërkesë për Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

Edhe pensionistë të tjerë po e konsiderojnë maltretim paraqitjen për cdo 6 muaj në objektin e Departamentit të Pensioneve.

Ndërsa për personat me aftësi të kufizuara procedurat e lajmërimit kryhen në makinë.

Vetë pensionistët thonë se mund të krijohen mundësi tjera për të kryer verifikimin.

Meqënëse ishte paralajmëruar se e premtja është dita e fundit kur të moshuarit mund të kryejnë këtë procedurë, numri I atyre që u paraqitën ishte I lartë.

Për shkak të ngarkesës, zyrtarë të Departamentit të Pensioneve i thanë televizionit se afati për lajmërimin e pensionistëve zgjatet edhe për dy ditë.