Nga titulli te blerjet, Benitez: Juvja e Interi favorite, gabon kush s’respekton Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2022 | 22:53

Nga titulli te blerjet, Benitez: Juvja e Interi favorite, gabon kush s’respekton Milanin

Napoli është çështje zemre përveçse titujsh, ndërsa me Milanon ka lidhje me trofetë. Për këto shkaqe, vështrimi i Rafa Benitezit drejtohet në mënyrë të vëmendshme e metodike nga Seria A.

Benitez

E pashmangshme fundja sepse futbolli italian gëzon ende joshje, aq sa spanjolli nuk humb një ndeshje të kampionatit të Italisë nga shtëpia e tij në Liverpul.

Benitez, na bëni një panoramikë mbi startin e Serisë A?

Interi dhe Juvja në dy vendet e para, por Milani meriton respekt sepse është kampion në fuqi. Do të isha veçanërisht i lumtur nëse në katër të parat përfshihet edhe Napoli. Shpresoj shumë që ecuria e skuadrës të mos ndikohet nga largimet e rëndësishme që i kanë ndodhur gjatë merkatos së kësaj vere.

Cila ka lëvizur më së miri në merkato?

Të gjitha pretendentet kanë synuar të afrojnë lojtarë cilësorë. Është ende herët për të bërë bilance sepse javët e fundit të merkatos mund të jenë vendimtare, siç shpesh ka ndodhur. Shumë ekipe mund të realizojnë goditjen më të mirë verës, ndaj preferoj të shprehem në një moment të dytë lidhur me këtë çështje.

Keni ndonjë lojtar që ju intrigon ta shihni në ekipin e ri?

Në Itali kam vënë re që janë transferuar futbollistë që ndoshta nuk kanë famë ndërkombëtare, por përbëjnë vërtetë goditje cilësore. Vërtetë Dibala, Pogba e Lukaku janë emrat më të bujshëm, por i kam vlerësuar afrimet e tjera të Juves si Di Maria apo Bremer. Unë ju këshilloj të mbani një sy te Lokmani i Atalantës që mund të rezultojë një surprizë vërtetë e këndshme.

Përse Milanin e nënvlerësojnë kaq shumë?

Kuqezinjtë janë prova se besimi, i merituar, në punën e një trajneri të aftë si Pioli mund të kompensojë diferencën në vlerë dhe të përballojë peshën e situatave të tjera. Pioli ka përgatitjen dhe përvojën për ta mbajtur këtë grup në krye. Jam i sigurt se Milani do të jetë në garë deri në fund, edhe pse ndonjëherë mjafton një ndeshje për të vendosur fatin e një rrugëtimi të tërë.

Çfarë nënkuptojnë për Serinë A rikthimet e Pogbasë dhe Lukakut?

Është dëshmi se futbolli italian ka ende joshje dhe potencial për të tërhequr kampionë edhe nga Anglia, e cila mbetet kampionati i referencës. Konkretisht, është një sinjal i shkëlqyer për të gjitha lëvizjen futbollistike në Itali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"