Kërkon rrogë më të lartë, mamaja mund të hedhë në erë akordin e lojtarit të Juventusit me… Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2022 | 22:57

Kërkon rrogë më të lartë, mamaja mund të hedhë në erë akordin e lojtarit të Juventusit me… Mançester Junajtid

Kërkesat për rrogën nga nëna e Adrien Rabiosë, e cila është gjithashtu menaxherja e mesfushorit francez, rrezikon seriozisht transferimin e lojtarit të Juventusit drejt “Old Trafford”-it këtë verë.

Veronique-Rabiot-Adrien-Rabiot-agent-and-mum

Mançester Junajtidi ka arritur marrëveshjen me klubin italian për transferimin e 27-vjeçarit për shifrën e 15.2 milionë paundëve (20 milionë euro). Rabio nukështë mënë planet e bardhezinjve, ndërsa Erik ten Hag e sheh si një alternativë për mesfushën, pasi po dështojnë për të arritur te Frenki de Jong.

Por, sipas “Sportmediaset” kanë frenuar negociatat për arritjen e marrëveshjes me lojtarin dhe që ka një ngërç, i cili mund të hedhë në erë të gjithë marrëveshjen mes klubeve. Mamaja e Rabiosë, Veronik, kishte një kontakt direkt me “Djajtë” të premten, por ajo kërkon një rrogë më të lartë se ajo aktualja e Adrienit në Torino, e cila është 6 milionë paund në vit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"