Rrëfimi prekës i djalit të heroit Xhavit Haziri për babanë e tij të zhdukur

Në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 po transmetohet cikli i rrëfimeve të të mbijetuarve të luftës e luftëtarëve.

Sonte është i ftuar djali i heroit Xhavit Hazirit, Çlirimi. Ai ka rrëfyer për veprat e babait të tij, i cili vazhdon të jetë i zhdukur.

“E kam ruajtur një bonbonjerk për me honger bashkë, thojsha kur të vjen babi e hajmë, menojsha që vjen, nuk ish reni me ardh ai, ajo u prish e gjuajta, meta edhe une pa e honger”, tha Çlirimi.

Ai tregon se babai i tij për një kohë të gjatë ka qenë në burg.

“Babi gjithë ka qenë në burg, unë kam menu që burgu ka qenë që si të rritesh duhet me shku ne burg”, tha ndër tjerash Çlirimi.

Më poshtë mund ta dëgjoni rrëfimin prekës të Çlirim Hazirit.