Shqiptarët me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar, ambasadori britanik takohet me drejtorin e Policisë, Gledis Nano!

Shqipëria

Shqiptarët me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar, ambasadori britanik takohet me drejtorin e Policisë, Gledis Nano!

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 23:04
Foto nga takimi

Raportet e publikuara sëfundmi nga mediat britanike mbi emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria, duket se kanë shqetësuar dhe autoritetet shqiptare.

Ambasadori Britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ka takuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano për të diskutuar mbi reagimin sa më të shpejt kundër personave që bëjnë të mundur transportimin e të rinjve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Në një postim në Facebook, Ambasada Britanike e bën të qartë se emigrantët e paligjshëm nuk mund të sigurojnë punë të ligjshme dhe se së shpejti do të kthehen në Shqipëri dhe nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë kurrë më në Mbretërinë e Bashkuar.

Postimi i Ambasadës Britanike:

Ambasadori Alastair King-Smith u takua sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Shqiptare Z. Gledis Nano. Ata ranë dakord për të vepruar sa më shpejt në përgjigje të kriminelëve që po shfrytëzojnë të rinjtë shqiptarë që po udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

“Shprehëm vendosmërinë e përbashkët për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës.

Diskutuam realitetin që i pret të gjithë ata që mbërrijnë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar. Emigrantët e paligjshëm nuk mund të sigurojnë punë të ligjshme. Së shpejti do të kthehen në Shqipëri dhe nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë kurrë më në Mbretërinë e Bashkuar.

Të gjithë ata persona dhe familjarët e tyre që mund të jenë të tunduar të udhëtojnë drejt Britanisë nuk duhet të bien pre e propagandës së krimit”, tha Ambasadori Alastair King-Smith.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat