La Liga fillon sezonin e ri, Sevilla e fillon me humbje

La Liga fillon sezonin e ri, Sevilla e fillon me humbje

Kampionati spanjoll i futbollit ngriti siparin e sezonit të ri 2022-2023 me sfidën mes Osasunës dhe Sevillas, e cila u fitua në mënyrë të befasishme 2-1 nga skuadra vendase.

Avila zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 9’ për Osasunën, megjithatë andaluzianët u kundërpërgjigjën shpejt, pasi dy minuta më vonë rikthyen baraspeshën me anë të Rafa Mir.

Megjithatë në minutën e 74-t, kur Sevilla ishte hedhur në kërkim të golit të fitores, vendasit fituan një penallti, të cilën e shndërroi në gol Oroz, duke i dhënë Osasunës një 3-pikësh të artë në startin e sezonit.

Fitorja e parë për Osasunën, që këtë edicion do kërkojë gjysmën e sipërmes të tabelës, ndërsa në anën tjetër Sevilla zhgënjen në takimin hapës të sezonit dhe do i duhet të presë që të marrë suksesin e parë për këtë edicion, ndoshta nga sfida e radhës në “Ramón Sánchez Pizjuán” në datën 19 gusht ndaj Real Valladollid.

Shpërndaje në: