Festë te katalanasit/ Barcelona regjistron 4 nga afrimet e verës, ngec futbollisti që i “rrëmbeu” Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2022 | 23:32

Festë te katalanasit/ Barcelona regjistron 4 nga afrimet e verës, ngec futbollisti që i “rrëmbeu” Çelsit

Skuadra e Barcelonës, pas krizës financiare që kishte dy sezonet e fundit, tashmë është përballur edhe me një problem tjetër. Mediat katalanasi raportuan se skuadra e Çavit, nuk po federonte dot futbollistët që i kanë transferuar gjatë kësaj merkato vere.

BARCA

U aludua se Kesi dhe Kristensen, mund të largohen falas nëse nuk regjistrohen para ditës së shtune. Por si duket Barcelona ka zgjidhur problemet me transferimet që ka bërë gjatë verës.

Gazetari italian Fabrizio Romano, ka njoftuar se klubi katalanas ka ka regjistruar të gjitha nënshkrimet e këtij afati përveç, Jules Kounde. Për ta regjistruar ish-mbrojtësin e Sevijas, Barcelona duhet të lirojë më shumë hapësirë në listën e pagave, ka raportuar Romano.

Barcelona në këtë merkato vere ka transferuar futbollistët si Kesi, Kristensen, Levandovski, Rafinja e Kounde. Kujtojmë që për Kounde, pati një “luftë” të ashpër në merkato mes Barcelonës dhe Çelsit, teksa në fund, futbollisti francez zgjodhi katalanasit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"