Kosova
Kosovë: Sërish fajësohen mërgimtarët për rritjen e shifrave të infektimeve me Covid-19
Për këtë, një infektolog po e fajëson diasporën, përkatësisht ardhjen e tyre në pushime, transmeton Albinfo.ch.
Derisa Kosova tash e sa muaj nuk ka në fuqi asnjë masë kundër përhapjes së Covid-19, rritja e shifrave të infektimeve ka marrë hov sidomos gjatë verës.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 393 raste të reja me Covid-19 nga testimi i 1230 mostrave. Infektologët thonë se shkaktarë të rritjes së numrit të të infektuarve janë mosvaksinimi dhe fluksi i madh i mërgimtarëve.
Hamdi Ramadani, infektolog, thotë se shkaktarë të rritjes së numrit të infektuarve janë mosvaksinimi dhe fluksi nga mërgata.
“Pse kjo rritje e infektimeve? Vaksinimi në vend nuk arriti nivelin e dëshiruar, nuk kaloi 62 përqindëshin e popullsisë që është pritur, si dhe ardhja e madhe e mërgatës, nga njëra anë dhe tubimet e mëdha masiv në restauronte, ahengjet, pa maska pa distancë, janë faktorë që ndikojnë në paraqitjen e kësaj situate”, tha Ramadani për rtk.
Sipas tij, infektologët, ekspertët me përvojë, e kanë pasur të ditur këtë situatë që mund të ndodhë.
Ramadni tha se vaksinat amerikane apo britanike, Pfizer dhe AstraZeneca, janë treguar shumë të suksesshme në luftën kundër COVID-19.
Sipas tij, mundësia e paraqitjes se efekteve të dëmshme të vaksinave dhe pasojave post-Covid janë shumë të vogla në krahasim me ata që nuk kanë marrë vaksina anti-Covid. “Mbrojta efektive arrihet pas 3 a 4 dozave të vaksinave, ndryshe me 1 ose 2 vaksina nuk arrihet mbrojtja e dëshiruar nga COVID-19”, tha pos tjerash Ramadani.
Infektologu Hamdi Ramadani fton gratë shtatzëna dhe fëmijët që të marrin vaksinat anti -Covid, sepse sipas tij, është vërtetuar nga ekspertët amerikanë se nuk ka efekte negative dhe se më të rrezikuara edhe në fazën post- Covid janë ato gra shtatzëna që nuk kanë marrë vaksinat.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor