LAJMI I FUNDIT:

Kori “Siparantum” në WCG

Kori “Siparantum” në WCG

Kori nga Peja “Siparantum”, është i pari nga Kosova që selektohet në WCG (World Choir Games/Lojërat Ndërkombëtare të Koreve).

“E gjithë kjo është rrjedhojë e punës sonë intensive me vetëm një qëllim: të ngritjes së kulturës korale në vendin tonë”, u shpreh kryetari i korit, Fatmir Bajraktari.

Njëzet vjet pas themelimit të WCG-së në Austri (2000), Antwerp dhe Ghent janë nikoqirët e eventit për vitin 2020.

“U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo në botë, si dhe institucioneve – përfshirë sektorin privat – që ta ndihmojnë korin ‘Siparantum’ në punën dhe përfaqësimin e vendit dhe kulturës sonë”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit.

World Choir Games kësaj radhe mbahet nga 5-15 korrik 2020.