Lidhje

Ekspozita “Pa(k) fytyrë” e fotografit Rromit Imami


Ekspozita “Pa(k) fytyrë” e fotografit Rromit Imami
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:32 0:00

Fotografi Rromir Imami thotë se dëshira për të çelur në Shkodër ekspozitën e tij “Pa(k) fyryrë” lidhet me atmosferën kulturore dhe traditën e fotografisë së këtij qyteti, ku lindi edhe fotografia e parë shqiptare dhe ku punuan disa breza fotografësh të shquar.

I lindur në Shkup të Maqedinisë së Veriut, Rromiri prej vitesh punon në Zvicër, duke ju përkushtuar fotografisë, si artist profesionist. Pasion i tij është portreti, pas të cilit kërkon të zbulojë të veçantën e çdo përsoni që fotografon.

“Shqiptarët, ajo pjesë e mërgatës që jeton në Zvicër, janë ndoshta fokusi kryesor i punës time profesionale. Janë gjeneratat e reja, të cilat janë përfshirë mirë në shoqërinë zviceriane, në biznese të veçanta, dhe unë ata i kam segmentin që e targetoj posaçërisht, me dëshirën që prezantimi i tyre, qoftë në media, në përgjithësi të jetë ma i mirë përmes fotografive”.

Pjesë e galerisë së fotografive të Rromir Imamit janë përsonalitete të shquara botës shqiptare në diasporë, disa prej të cilëve, paraqitur edhe në ekspozitën e tij “Pa(k) fytyrë”, të çelur në Galerinë “Oda”, në Shkodër.

“Mund t’a veçoj portretin me pak fytyrë, të cilin e kam bërë për fotografin e famshëm Fadil Berisha, portret që gjindet në këtë ekspozitë. Ka edhe përsonalitete të tjera, por qasja ime është që, kur vijnë të fotografohen, ai bagazhi i tyre, qoftë intelektual, qoftë politik, apo shoqëror, t’a lënë anash. Dua të vijnë të zhveshur prej krejt atyre bagazheve, të vijnë me atë pastërtinë ma të madhe”.

Kuratorja e ekspozitës, Rozafa Shpuza, thotë se veçantia e ekspozitës së fotografit Rromir Imami qendron në thellësinë e vështrimit brenda botës së përsonit, të cilin ai e vë në syrin e aparatit fotografik.

“Idea e tij, për me pru pak fytyrë, mua më kurjozoi dhe artëdashësit kanë me pa tek kjo galeri diçka të veçantë, jo si të gjitha fotografitë që nxjerrin gjithëçka tek përsonazhi. Po, edhe me pak, edhe me gjysëm fytyre, ai ka thënë shumë me fotografitë”.

Fotografi Rromir Imami e ka nisur rrugëtimin e tij si artist profesionit në fushën e fotografisë me digjitalizimin e trashigimisë kulturore në Zvicër, me fokus të veçantë në dorëshkrimet mesjetare. Rromiri thotë se, në këtë fushë ka ende shumë për të bërë në vendet e Ballkanit Prendimor.

Fotografi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Rromir Imami, ka udhëtuar nëpër botë për të studiuar artin e fotografimit. Ka studiuar ne Universitetin e Zvicrës për komunikimin dixhital të trashigimisë kulturore e, më pas, në Institutin e Fotografisë në New York për portete. Krahas punës si fotograf profesionist, ai ka një pëvojë të gjatë me Workshopet, që organizon për fotografinë në vende të ndryshme të botës.

XS
SM
MD
LG