Maqedonia

Destani: Ndërtimi i Fabrikës së makinave elektrike përfundon në 2024-ën

Destani ka thënë se është i gëzuar për investimin, sepse Tetovës, Maqedonisë së Veriut dhe të rinjve, po u jepet një mundësi e madhe punësimi e zhvillimi.

Maqedoninë e Veriut dje u vendos gurthemeli për hapjen e fabrikës për prodhimin e makinave elektrike.

Bzinesmeni i njohur, Lazim Destani, që është investitor në këtë rast, ka njoftuar se shkroi në vitin 2024 do të përfundojë ndërtimi i fabrikës për prodhimin e makinave elektrike, për të cilën të shtunën u vendos gurthemeli në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, raporton Albinfo.ch.

Ai ka shkruar në Facebook se është i gëzuar për investimin, sepse Tetovës, Maqedonisë së Veriut dhe të rinjve, po u jepet një mundësi e madhe punësimi e zhvillimi.

“Dje vendosëm gurin e themelit të fabrikës tonë më të re, një prej investimeve më të rëndësishme të grupit të bizneseve të familjes tonë, që do t’i sjellë vendit dhe rajonit, prodhimin e makinave elektrike E.Go Mobile, markë dhe prodhim gjerman, që po zgjerohet edhe në rajonin tonë. Ndërtimi i fabrikës Next e.Go Mobile në Tetovë pritet të përfundojë në fillim të vitit 2024, kur dhe do të fillojë prodhimi i makinës së plotë elektrike”, ka shkruar Destani.

Tutje ai ka theksuar se me këtë invesim rajoni po futet në hartën e prodhimit të automjeteve elektrike.

“Siç e theksova edhe në fjalën time gjatë ceremonisë së vendosjës së gurit të themelit, para 50 vitesh, unë mora rrugën e mërgimit drejt Gjermanisë për më shumë mundësi pune, e sot ndihem shumë i lumtur që po sjellim mundësitë e Gjermanisë këtu. Me këtë rast, po e përsëris thirrjen time për të gjithë afaristët, sidomos investitorët nga diaspora, që obligimin e tyre ndaj atdheut, ta realizojnë me investime në vendin dhe rajonin tonë”, ka shkruar ai./Albinfo.ch/