Joshua-Usyk takohen 3 ditë para duelit, kampioni i botës këndon në podium (video)

18 Gusht 2022
9:22
Telesport
back button

Në Jeddah të Arabisë Saudite janë takuar për herë të fundit para duelit që do të zhvillojnë më 20 gusht boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë si dhe britaniku Anthony Joshua, ish-kampion bote në këtë Divizion.

Dy boksierët dueluan për herë të parë në shtatorin e vitit të kaluar në Londër, me Usyk që fitoi me vendim unanim, duke marrë titujt që mbante Joshua. Tashmë dy boksierët do të përballen sërish, në një tjetër sfidë epike, që pritet me padurim.

Takimi “ballë për ballë” që ata zhvilluan edhe në praninë e stafeve përkatëse, gjithçka shkoi e qetë. Pas gati një minutë pa folur, duke parë njëri-tjetrin në sy, boksierët u kthyen nga kamerat e më pas Joshua u largua nga podiumi.

Ai që ka qëndruar aty ishte Usyk, që nisi të këndojë në gjyjhën e vendit të tij një këngë për Ukrainën. I karikuar dhe motivuar për të dueluar e fituar për vendin e tij, ukrainasi ka qenë disa muaj më parë edhe pjesë e ushtrisë që mbrojti Kievin nga sulmet ruse.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit