Borrell kureshtar për vizitën e kryeministrit spanjoll në Serbi, e pyet Vuçiqin si shkoi

Lajme

Borrell kureshtar për vizitën e kryeministrit spanjoll në Serbi, e pyet Vuçiqin si shkoi

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 13:09
Foto nga takimi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, vazhdon të ketë kureshtje për punët e vendit të tij të lindjes, Spanjës.

Atij nuk iu durua ta pyeste presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se si i shkoi vizita kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez në Beograd dhe këtë pyetje vendosi t’ia bënte atij para kamerave derisa po fotografoheshin pas një takimi që patën në Bruksel.

“Si shkoi vizita e kryeministrit Pedro Sanchez që erdhi te ju?”, ishte pyetje e Borrellit.

“Ishte e mrekullueshme”, u përgjigj Vuçiq.

Spanja është një ndër pesë vendet e Bashkimit Europian që vazhdon të mos e njohë Kosovën. Sanchez, i cili ishte në rajon për vizita zyrtare, ka anashkaluar Kosovën, derisa në Tiranë bëri me dije se nuk pajtohet për çështjen e Kosovës me Shqipërinë.

Borrell sot është nikoqir i kryeministrit Kurti dhe presidentit serb në Bruksel në takimin e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ky takim vjen pas tensioneve të ngritura në veri të Kosovës pas një vendimi që mori Qeveria e Kosovës për të vendosur reciprocitet me Serbinë.

Në deklaratat e deritanishme të BE-së, dy udhëheqësve ballkanikë iu bë thirrje që të ulin këto tensione dhe të gjejnë zgjidhje për mospajtimet në tavolinën e bisedimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat